FC Liburni drejtë arenës ndërkombëtare
Klubi i futsallit Liburni është në rrugë drejtë titullit të tretë tëkampionit të Kosovës në futsall pasi mbrëmë në ndeshjen e parë finale ka mposhtur në Drenas skuadrën Feniksi. Ndeshja në kohën e rregullt dhe atë shtesë ka përfunduar me rezultat të barabartë 3 me 3 ndërsa pas ekzekutimit të penaltive Liburni fitoi me rezultat 6 me 5. Padyshim se “ Hero” i takimit ishte gardiani i portes gjakovare Alfred Prenqi i cili ishte fantastik me pritjet e tij ku në fund priti edhe tri penallti nga 7 metra.Te gjithë futbollistët mbrëmë treguan lojë vetmohuese dhe mundi i tyre u shpagua me fitore të madhe. Autoret e golave në kohën e rregullt ishin Nexhip Selimi me dy dhe një super golë e realizoj Arber Dobroshi. Ndërsa golin e fitores nga penaltitë e shënoi Malush Qerimi.
Kryesia e klubit është ankuar në referim, duke e konsideruar atë si skandaloz dhe në dëm të Liburnit. Sido që të jetë ndeshja e dytë dhe një spektakël i vërtetë sportiv pritet të martën në orën 21.00, kur në pallatin e sporteve Shani Nushi, Liburni pret Feniksin. Skuadra gjakovare ka ftuar publikun për ta mbështetur në mënyrë sportive duke dëshmuar edhe një herë se Gjakova është e futbollit tradicionalisht. Me fitoren e dytë Liburni shpallet kampion dhe perfaqëson Kosoven dhe Gjakoven në Arenen nderkombëtare.