Sunday, March 30, 2025
Lajme

Fëmijët e familjeve të dëshmorëve me dhuratat festive

dhuratat 1Fëmijët e familjeve të dëshmorëve të komunës së Gjakovës të martën kanë marrë dhurata të festave të fundvitit të cilat në  sheshin festiv  “Gjakova feston”, i ka ndarë kKryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila.

Me këtë rast ajo  iu ka dëshiruar festa të mbara,  duke mos harruar as një herë veprën e lavdishme të familjarëve të tyre.

“Sakrifica e Dëshmorëve të kombit duhet të jetë motivi ynë kryesor për të punuar drejt, për të zhvilluar Komunën e Gjakovës dhe për të përmbushur lirinë me suksese të reja. Ju jeni e ardhmja jonë dhe padyshim se do angazhohem në vazhdimësi që të përmisojmë kushtet e jetesës dhe mirëqenies suaj”, tha Kusari Lila.

Gjatë javës dhurata do shpërndahen edhe për kategoritë tjera të dala nga lufta, por edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.