Me këtë rast ajo iu ka dëshiruar festa të mbara, duke mos harruar as një herë veprën e lavdishme të familjarëve të tyre.
“Sakrifica e Dëshmorëve të kombit duhet të jetë motivi ynë kryesor për të punuar drejt, për të zhvilluar Komunën e Gjakovës dhe për të përmbushur lirinë me suksese të reja. Ju jeni e ardhmja jonë dhe padyshim se do angazhohem në vazhdimësi që të përmisojmë kushtet e jetesës dhe mirëqenies suaj”, tha Kusari Lila.
Gjatë javës dhurata do shpërndahen edhe për kategoritë tjera të dala nga lufta, por edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.