Këngëtarja e lindur në Gjakovë, Festina Mejzini tashmë ka nisur rrugëtimin drejt suksesit përtej skenës shqiptare. Festina njofton për një bashkëpunim të ri me një producent të njohur suedez, që do ta lajmërojë publikisht së shpejti. “Është gjëja më e çmuar që më është ofruar këto pesë vite karrierë dhe shpresoj të ja arrij qëllimit,” tregon ajo.
Festina Mejzini shkëlqeu në skenën e muzikës shqiptare dhe u bë më e njohur nga festivalet ku konkuroi si, X-Factor Albania, Festivali “Kënga Ime”, Top Fest’10, Festivali “100 vjet muzikë”,
Festivali “Kënga Magjike”, Festivali i fundvitit në RTSH, dhe festivale të tjera në Kosovë.
Në 2014 lançoi këngën dhe videoklipin “Festa” me tekst dhe muzikë nga Big Basta, drejtuar nga Emiljo Leka dhe me produksion 042 Zone. Kënga “Si dielli hanën” në Kënga Magjike këtë vit u prit shumë mirë, dhe ështe përfolur si kënga më e bukur e këtij festivali. Ndërsa në Festivalin e fundvitit në RTSH, Festina bëri bujë me këngën “Atje Lart”, e cila thuhej se do ishte kënga më e bukur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.
Ylli i ri i muzikës Festina Mejzini e nisi karrierën në moshën 15 vjeçare në Suedi ku ka jetuar. Fitoi zemrat e publikut shqiptar duke zëne vendin e 3-të në X-Factor Albania 2012. Sot ajo jeton në Tiranë ku ndjek studimet……
Shkrimi i plotë në revisten Gjakovapress Nr. 101