Monday, December 30, 2024
Kulturë

Festina Mejzini e treta në Festivalin e Këngës në RTSH

Ka rënë perdja e festivalit të 59-të të këngës në RTSH. Solistja gjakovare Festina Mezini, në një konkurrencë të madhe, arriti të marrë çmimin e tretë nga juria profesionale e Festivalit. Kjo ishte pjesëmarrje e tretë e Festinës në Festivalin e Këngës që erdhi në Tiranë me një bashkëpunim emrash të mëdhenj të muzikës siç janë kompozitori Flamur Shehu dhe poeti Jorgo Papingji. Festina Mejzini interpretoi këngën “Kush je ti dashuri”.

Në finale interpretoi edhe Florent Abrashi me këngën “Vajzë”.

Anxhela Peristeri mori çmimin e parë në Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH dhe do ta prezantoi Shqipërinë në Evrovizion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *