Thursday, March 28, 2024
AktualeKulturë

Festivali i këngës “Lyra fest 2013” më 9 Nëntor

Po afrohet festa e këngës për fëmijë në qytetin e Gjakovës. Kanë mbetur edhe pak ditë për mbajtjen festivalit mbarëkombëtar të këngës “Lyra Fest 2013”, festivali ky, tash më është tradicional, që synon organizimin e edicionit të shtatë të tij. Të shtunën  ka përfunduar konkursi për pranimin e këngëve, i cili ka qenë i hapur prej datës 1 shtator deri më 10 tetor. Me këtë ka përfunduar një fazë e rëndësishme për organizimin dhe mbarëvajtjen e festivalit. Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 24 këngë konkurruese, jo vetëm nga Kosova. Me plotë kuptimin e fjalës mund të quajmë festivalin mbarëkombëtar sepse këtu, kanë ardhur këngë nga shumë qytete të Kososvës, duke nisuar nga Gjakova, Peja, Prizreni, Prishtina, Ferizaji, Drenasi dhe Gjilani. Gjithashtu, ka këngë pjesëmarrëse edhe nga Shkupi dhe një tjetër është nga Diaspora. Këngët janë të krijuara nga emra të njohur autorësh dhe orkestruesish të dalluar kryesisht për këngët e fëmijëvë, si psh: Ruzhdi Sadiku, Butrint Bicurri, Adem Ymeri, Memli Kelmendi, Hysni Klinaku, Selvete Krasniqi etj. Me vetë faktin se ëdo vit po ka interesim për pjesëmarrje në këtë festival dhe për ëdo edicion po vijnë këngë të bukura dhe jemi të pranishëm të shohim dhe dëgjojmë këngët fituese të këtij festivali nëpër radio dhe televizione të ndryshme, tregon se ky festival ka krijuar hapsirë për fëmijët e talentuar. Pra, është bërë një vend ku për shumë kë ndoshta do fillonte një jetë e re artistike e pse jo edhe një karrierë të re me shumë sukses në të ardhmen. Këto ditë kanë filluar edhe provat e korit të fëmijëve, të cilët po përgatisin përcjelljen e të gjitha këngëve, gjë që e cila luan rol shumë të madh për festivalin e këngës për fëmijë. Festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, ka karakter garues ku konkurrojnë fëmijë nga mosha 6 deri 13 vjeç. Numri i këngëve konkurruese do jetë jo më shumë se 18. Ndërsa, në përgjithësi, pritet të marrin pjesë mbi 100 fëmijë, si pjesë e korit, mysafirë etj.
“Tash më jemi në fazën e fundit të realizimi të festivalit, këto ditë jemi në bisedime me njerëz të cilët do përgatisin skenën. Pra, me dizajner, ndriçues dhe zërues të skenës dhe shumë kontakte tjera, vetëm që të përgatisim një festival, në të cilin do të kënaqën jo vetëm fëmijët por edhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Pra, në këtë fazë do jenë të angazhuar edhe shumë krijues  tjerë, të cilët punojnë me shumë përkushtim, që qytetit të Gjakovës ti përgatisim një festival serioz dhe të mirëfilltë.
Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë Lyra Fest 2013 do të mbahet me datë 09.11.2013”,  tha organizatori festivalit Kujtim Nushi.

Festivali deri tash, për këtë vit ka siguruar mbështetje nga MKRS dhe Drejtoria për Kulturë pranë Komunës së Gjakovës.
Sponsor medial është KTV, Kosova Sot dhe Radio Gjakova. Ndërsa, partnerë tjerë medial janë: Radio Kosova, Radio Dukagjini, Top Kosova Radio, TV Syri.