Site icon Gjakovapress

Festivali ndërkombëtar i Koreve gjallëroi Gjakovën

Pas dy netëve  të prezantimit të koreve nga  Shqipëria, Kosova, Turqia, Qipro dhe Maqedonia e Veriut, të enjten mbrëma me sukses  është mbyllur Festivali i parë ndërkombëtarë i koreve. Koret me program të pasur për dy net janë prezantuar në skenën e shkollës së muzikës Prenk Jakova në Gjakovë, dhe prapa kanë marrë duartrokitjet e adhuruesve të muzikës korale. Juria e Festivalit në përbërje: Shamsidin Meqa, Faruk Alkaja dhe Vali Kuqi në ditët në vijim do të ju dërgojnë koreve pjesëmarrëse vlerësimet për cilësinë e prezantimit në Gjakovë, pa i ranguar ato.

Festivali u organizua në prag të 14 qershorit Ditës së Çlirimit të Gjakovës, ndërsa organizatori Kastriot Sada, e vlerësoj lartë këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që gjatë dy netëve filloj me interpretimin e rreth 180 koristëve të këngës së Tish Daisë, “Po vijnë krushqit”.

Ngjarjet masive të kultures, sic është Festivali I koreve që po mbahet në Gjakovë, I kanë dhënë një gjallëri qytetit. Rreth 180 pjesëmarrëstë koreve nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Qipro dhe Maqedonia e Veriut janë  prezantuar në dy mbrëmje  në sallën e mbushur plot të shkollës së muzikës Prenk Jakova, ndërsa gjatë ditës ata kanë vizituar mjedise atraktive të trashëgimisë kulturore të Gjakovës.

Festivalin e shpalli të hapur Drejtoresha e Arsimit Eranda Kumnova Baçi,  e cila është shprehur e lumtur dhe krenare për mbajtjen e këtyre garave ndërkombëtare në Gjakovën e traditës për muzikën. Ajo duke e shpallur të hapur këtë festival, tregoi edhe për idenë nxitëse të këtij manifestimi që do të merr rrugë edhe viteve të ardhëshme.

Më pastaj me programet e tyre me këngët korale,  ku koret turke paten edhe elemente të folkorit,  u paraqiten me nga disa pika gjitha  koret pjesëmarrëse  mes të cilave dy kore të Gjakovës, ajo e shkollës Prenk Jakova dhe Kori i grave dhe vajzave Besa nën dirigjimin e Klodina Kryeziu Hanes. Koret gjakovare kryesisht interpretuan këngë të përzgjedhura të krijuesve të njohur shqiptarë duke lënë përshtypje të shkëlqyer para adhuruesve të këndimit koral.

Me duatrokitje të gjata është pritur Kori i shkollës Prenk Jakova nga Shkodra i drejtuar nga Gjon Shllaku. Dirigjenti Shllaku  tha se gjithë anëtarët e këtij formacioni ishin  të lumtur që u prezantuan në qytetin e kultures, në Gjakovë.

Dirigjenti shkodran Gjon Shllaku, takimet dhe Festivalet e këtilla i vlerësoi lartë për këmbimin e përvojave duke shprehur falenderime për organizatoret që kanë dhënë mundë të madh për mbajtjen e një festivali të tillë.

 

Exit mobile version