Bëhet e ditur se pjesë e kësaj akademie janë edhe profesor me nam nga vende të ndryshme të Evropës. Kjo akademi e cila vjet u organizuar për herë të parë në Gjakovë, mbledhë profesionistë të muzikës nga vende të ndryshme të evropiane, të cilët gjatë ditëve të akademisë mbajnë masterklasë me nxënës të shkollave të muzikës nga treva të ndryshme.
Organizatorët kanë thënë se ESMA do të jetë e përhershme në Gjakovë ndërsa do të bëjë bashkë profesionistë të muzikës nga vende të ndryshme të Evropës.
Ndërkohë të gjithë pjesëmarrësit e instrumenteve të orkestrës do të jenë pjesë e Ditëve Ndërkombëtare Orkestrale, nga të cilat do të formohet një orkestër simfonike, Festival Symphonic Orchestra of Esma.
Këtë vit festivali do t’i kapërcejë kufijtë e Gjakovës, por edhe të Kosovës. Koncerte të njëjta janë planifikuar në Prishtinë dhe Tetovë.