Koncerti me Solistët, Korin dhe Orkestren e Filarmonisë së Kosovës” është një kombinim teksti dhe muzike si një vepër që mëton të përçojë mesazhin se lufta është e dëmshme. E për këtë përfundon me vargjet “Më mirë është paqe”. Dirigjent është Baki Jashari. Koncerti I Gjakovës është para-premierë e Filarmonisë së Kosovës pasi që të dielen premiera do të jepet në Prishtinë. Koncerti në Gjakovë shfaqet në skenën e pallatit të Kulturës Asim Vokshi prej orës 19.00.