Filloi afati dytë i regjistrimit- Gjimnazi atraktiv!
Gjakovapress
Pas gati 6muajve, shkollat tona janë gjallëruar nga nxënësit. Afati i dytë i regjistrimit në klasat e dhjeta dhe për nxënësit fillestar ka kthyer ritmin e vatrave tona të arsimit që i ka lanë të qeta virusi Korona. Në fakt, nga sot në të gjitha shkollat e mesme ka filluar procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë. Sipas planit të Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë, në shkollat publike këtë vit është planifikuar të regjistrohen 1 mijë 780 nxënës, prej tyre 1 mijë e 140 në shkollat profesionale, ndërkaq pjesa tjetër në gjimnaz.
Si zakonisht shkolla që do të pranoj më së shumti nxënës do të jetë gjimnazi, “Hajdar Dushi”. Në dy drejtimet, atë shoqëror-gjuhësor dhe shkenca natyrore edhe këtë vit shkollor do të hapen 14 paralele dhe ka vend për 544 nxënës.
Drejtori Bedri Cahani i ka thënë Radio Gjakovës se dita e parë e regjistrimit po shkon mbarë dhe ka interesim të nxënësve për regjistrim.
“Ky proces po kryhet sipas masave të IKSHPK. Nxënësit kanë ardhë me maska dhe janë rexhistruar duke mbajtur distancën. Ne kemi formuar një Komision i cili do të përmbledh pikët e aplikuesve për të regjistruar gjimnazistët. E dim se për shumë të rinjë Gjimanzi është atraktiv dhe ka interesim më të madh”, ka thënë Cahani.
Ndërkohë 96 nxënës do të pranohen edhe në gjimnazin “Asllan Berisha” në Rogovë. Nga shkollat profesionale, numër më i madh i nxënësve 448, është planifikuar të regjistrohen në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari”.
Në qendrën teknike, “Nexhmendin Nixha” në 10 paralelet e saj ka hapësirë për 320 nxënës, ndërkaq në shkollën e mjekësisë “Hysni Zajmi”, siaps planifikimit, do të regjistrohen 352 nxënës. Ndërkohë në shkollën e mesme të muzikës, “Prenk Jakova”, janë planifikuar të pranohen 20 nxënës në dy paralelet, bashkëpunëtorë i përgjithshëm në muzikë dhe interpret muzikor. Regjistrimi I nxënësve në këtë nivel po fillon me vonesë dhe pa nënshtrimin e nxënësve në testin e arritshmërisë, të cilën Ministria e Arsimit e ka anuluar për shkak të rrethanave me pandeminë. Po ashtu sot filloi edhe faza e dytë e regjistrimit të nxënësve të klasëve të para dhe ato parafillore në shkollat fillore të komunës së Gjakovës. Në afatin e parë në muajin qershor, në klasët e para janë regjistruar 1 mijë e 137 fëmijë, të cilët do të ndahen në 72 paralele sa janë planifikuar të hapen në shkollat e Gjakovës. Mirëpo në Drejtorinë e Arsimit, presin që ky numër të rritet pas afatit të dytë të regjistrimit. Në bazë të planifikimeve të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjakovë, pritet të fillojnë mësimin për herë të parë një numër afërsisht i njëjtë sikur me një vit më herët. Në vitin shkollor 2019-2020, kanë qenë të regjistruar 1 mijë e 214 nxënës.
Në shkollën Mustafa Bakija çdo vit pranohen qindra nxënës fillestar. Zana Kurtishi Rudi tha se afati i dytë nga sot deri më 21 Gusht, pritet të plotësojë klasat e parapara për nxënësit fillestar.