Gjakovapress

Filloi botërori në hendboll

kampionati-hapja-1021x576Në Prishtinë e Gjakovë  të shtunën  filloi kampionati botëror i hendbollit për shtetet në zhvillim. 16 shtete do të jenë pjesë e kësaj ngjarje. Në Gjakovë kanë arritur tetë kombëtaret nga vende të ndryshme të botës, të cilat garojnë në grupin “C” dhe “D”. Mëngjesin e sotëm hendbollistët nga bota e kanë shfrytëzuar për sheti për tu njohur me qytetin mikpritës, Gjakoven, ndërkohë që në orët e pasdites ata priten  edhe adhuruesit e hendbollit në ndjekje të këtyre garave. Sot në  ditën e parë të kampionatit botëror, në pallatin e sporteve Shani Nushi  në Gjakovë luajten Uruguai dhe Andora,  Moldavija-Irlanda, Kina dhe Malta ndërsa ndeshja e katërtë e ditës së sotme u zhvillua  mes Letonisë dhe Bullgarisë.

Ndërkaq në Prishtinë u bë ceremonia e hapjes së këtij kampionati ku ishte  e pranishme edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila e cila tha se qytetarët e Gjakovës i janë mirënjohës organizatorit për besimin e dhënë për Gjakovën që të bartë një pjesë të organizimit të këtyre garave.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e hapi sot Kampionatin Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim, për meshkuj, i cili do të zhvillohet në Prishtinë dhe Gjakovë.

Para të pranishmëve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën ky eveniment sportiv, duke e vlerësuar si një mundësi shumë të mirë për prezantimin e vlerave të sportit kosovar dhe botëror.

Exit mobile version