Drejtoresha e festivalit “ Pianisti i Ri”, Vlora Baruti, tha se ky festival tashmë tradicional ndjek rrugën e tij të zhvillimit dhe, është edicioni i tretë që “Pianisti i ri”, 2014, ka karakter ndërkombëtar dhe se një nga të veçantat e këtij festivali janë çmimet, të cilat vijnë si stimulim për mundin e pianistëve. Ajo ka pohuar se e bukura e këtij festivali është edhe shkëmbimi i kulturave të qyteteve të bukura të Kosovës.
“Si veçanti e edicionit të shtatë të këtij festivali është transferimin i tij në Gjakovë, qytet me një traditë shumë të madhe kulturore, e posaçërisht muzikore, ndërsa festivali po mbahet në bashkëpunim me shkollën e muzikës “Prenk Jakova” dhe me Drejtorinë për Kulturë në këtë Komunë”, ka thënë Baruti. Sipas saj sikur edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit, pianistët e moshave, të cilat mbulohen në këtë garë (6 deri 19-vjeç), po tregojnë mjaft interesim dhe ne jemi të kënaqur me këtë fakt.Pjesëmarrësit në këto gara do të ndahet në grupe sipas grupmoshave: Kategoria Junior katër-shtatë vjeç, Kategoria A shtatë-nëntë, B dhjetë deri në dymbëdhjetë vjeç, C trembëdhjetë-pesëmbëdhjetë, D gjashtëmbëdhjetë- shtatëmbëdhjetë dhe Kategoria E për tetëmbëdhjetë deri nëntëmbëdhjetë vjeç.
Ne diten e pare ka filluar gara per 33 pianistet e rinje te grupit te pare. Finalja mbahet te marten ku do te ndahen edhe cmimet e festivalit.