Filloi Java e Mitingut që i kushtohet Ali Podrimes
Mitingu i poezisë “Gjakova 2013” i kushtohet poetit Ali Podrimja. Ali Podrimja vdiq në korrikun e vitit 2012, në Lodeve te Francës, në qytetin ku ishte pjesëmarrës në një manifestim poetik. Fati e deshi që ai të vdes aty papritmas. Ky qytet, Lodeve në France, ka ndier një obligim moral të bëjë diçka për qytetin e lindjes së poetit Podrimja. Dhe kanë kërkuar të binjakëzohen me qytetin e Gjakovës. Kështu që Asambleja komunale e Gjakovës e ka miratuar, dhe kryetari Pal Lekaj, ka sponsorizuar këtë binjakëzim duke marrë përsipër tërë organizimin.
Kështu që, kjo ngjarje zhvillohet me datën 11 maj, pikërisht ne Mitingun e poezisë, ku edhe është formuar vetë poeti Ali Podirmja.
Mysafirë nga qyteti Lodeve, do të jeëë mysafir të Gjakovës prej datës 10 deri më 13 maj. Ja dhe axhenda e ditës së shtunë:
Ne orën 11.00 do te behet akti ceremonial i binjakëzimit te dy komunave.
Ne orën 12.00 para shtatores se Nene Terezes, do te mbahet një ore letrare për te vegjël.
Ne orën 17.00, mbahet Tribuna kushtuar veprës se Ali Podrimes
Ne orën 19.00, mbahet Ora Qendrore e Mitingut, ku do te lexojnë poete nga 7 shtete te botes dhe krijues nga mbare hapësira shqiptare.
Ndryshe nga 8 Maji ka filluar java e Mitingut të poezisë 2013 me promovimin e librave të rinjë. Pas poetit të ri dhe të talentuar Besnik Avdiaj, që promovoi librin “ Daniel detari dhe ishulli i balenes”…”manifestimet në kuadër të javës së Mitingut të Poezisë në Gjakovë, kanë vazhduar mbrëmë me promovimin e librit me poezi me titull “Mendime në kornizë” të autores Migena Arllati. Për veçorit e kësaj përmbledhje poetike e cila në brendinë ka 100 poezi të zhanreve të ndryshme, ka folur redaktori i librit Adem Gashi, i cili ka potencuar stilin e veçantë dhe gjuhën e pastër të autores, e cila nuk haset shpesh tek poetet tjera.
Ai mes tjerash ka thënë se motivi kurorë i lirikës së autores Migena Arllati është dashuria, e cila nga përmasa universale ngre fole në botën intime, individuale dhe anasjelltas. Sipas tij, “në perceptimin e lexuesit, poezia e Migenës vjen si një balerinë poetike plot mbushur me art në ritmin e lëvizjes”.Ne ketë promovim ka folur edhe miku i autores, poeti nga Tirana, Pëllumb Gorica, ndërkohë që u lexua edhe fjala e recensentit, Agim Gjakova.
Po ashtu, paraditen e sotme axhenda e Mitingut në Biblioteken Rajonale “Ibrahim Rugova” ka vazhduar me promovimin e librit me poezi “Lotët e ashtit” të autorit Shefqet Dinaj dhe ai i Qemajl Junikut me titull “Afsh i gjakut”