Filloi korrja e grurit
Rreth 4 mijë hektarë me grurë sa janë të mbjellur në komunën e Gjakovës , pritet që në muajin Korrik të korren dhe grumbullohen si bereqet i sivjetmë. Në fakt, sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Bujqësisë në Gjakovë në disa ara të prodhuesve bujqësor të Gjakovës, aty ku gruri tashmë është pjekur, autokombajnat kanë korrur hektarët e parë.
Në anën tjetër Ministria e Bujqësisë ka rekomanduar kortarët kosovarë që të mos fillohet me korrje shirje para pjekjes së plotë të grurit pasi që do të ketë ulje të rendimentit si dhe pikat grumbulluese nuk do të pranojnë grurin nëse lagështia e tij nuk është brenda normave, 12 deri në 13%”.
Ndryshe Çmimi i ulët i grurit, importi i miellit, si dhe mungesa e tregut janë disa nga faktorët që nga viti në vit po ndikojnë në uljen e sipërfaqeve të mbjella me grurë.