Filloi manifestimi Gjakova Feston
Gjakova është gjallëruar. Rrugët kryesore të qytetit janë më të frkuentuara ngase këtyre diteve për pushime festive kanë ardhë bashkëqytetaret tanë. Shumica e rrgëve kryesore dhe disa objekte të ndryshme biznesi dhe familje janë stolisur me ndriqime nga më të ndryshme festive. Disa ditë para natës më të gëzuar të vitit si dhe në prag të festës së Krishtlindjës, edhe në komunën e Gjakovës, ka filluar të ndjehet atmosfera festive. Në këtë drejtim të hënën në mbrëmje në qendër të qytetit në Gjakovë, solemnisht u hap sheshi festiv ku janë vendosur edhe kiosqe karakteristike prej drurit ku deri me 1 janar të vitit 2016, çdo mbrëmje qytetarëve të Gjakovës do të ju ofrohen produkte të ndryshme karakteristike , ndërkohë që do të shërbehen edhe pije dhe ushqim si dhe produkte të ndryshme me çmime promovuese.
Perurimin solemn e bëri kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Kjo atmosferë vazhdoi me mbrëmjen festive në qendër të qytetit ku performuan Asambli i Valleve “Shqiponja e Dukagjinit”, Grupi i Vallëzimit Modern “Art Design”, këngëtarët Edi dhe Fatos Furra me grupin e tyre muzikor “Lirikët”, grupi Latino Band dhe këngëtarja Vesa Smolica e të tjerë