Filloi Muajii Bekuar i Ramazanit
Kryeimami i Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjakovë, Visar Koshi ne prag te festes ka uruar besimtarët muslimanë të Kosovës, të diasporës dhe të gjitha trojeve shqiptare muajin e bekuar të Ramazanit duke ju dëshiruar agjërim të mbarë e të pranuar, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Koshi ka thene se jane bere pergatije te nevojshme per ta kremrtuar kete feste te madhe . Ne 20 xhami te Gjakoves do te hapen dyert per besimtaret nderkohe qe do te organizohen edhe tema te rendesishme.
“Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që gjatë këtij muaji të bekuar në zemrat, fjalët dhe veprat tona të mbizotëroj paqja, dashuria, vullneti për të mirë me synim të arritjes së urtësive dhe të mirave që i përcjell ky muaj. Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit!”,thuhet ne urimine Keshillit te Bashkesise Islame
Në emer te qytetareve te Gjakoves, me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Pal Lekaj, kryetar i Komunës së Gjakovës uron gjithë besimtarët islam, e një urim i posaçëm u adresohet agjëruesve.
“Në këtë muaj të shenjtë dhe të madhërishëm uroj që ti gjejë familjet tona të shëndetshme, me mirëqenie sociale, të lumtura dhe me përplot dashuri dhe që agjërimi tu jetë më i lehtë.Ky është një muaj i sakrificës njerëzore, i përkushtuar ndaj Zotit dhe uroj që jo vetëm në këtë muaj të shenjtë, por për gjithnjë të kalohen në dashuri, paqe, mirëkuptim dhe solidaritet ndërmjet gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, thueht ne urimin e kryetarit Lekaj.