Saturday, December 28, 2024
AktualeLajme

Filloi punën Konferenca e Donatorëve- Vihen ura bashkëpunimi me donatorët

konferenca-e-donatoreveKomuna e Gjakovës, është e para komunë që ka organizuar të enjten dhe do të vazhdoi edhe të premten konferencën e donatorëve për të prezantuar kërkesat e veta zhvilimore në ekonomi, infrastrukturë, kulturë e tj.

Në ambijentet e pallatit të kulturës Asim Vokshi e me inicimin e  kryetares Mimoza Kusari Lila filloi punimet  konferenca e donatorëve për komunën e Gjakovës, me praninë e përfaqësuesve të ambasadave të shteteve të ndryshme në Kosovë, si dhe të organizatave qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare që për shumë vite veprojnë në Kosovë,

Në hapje kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi,  dha  mesazhin e tij “se nëse Gjakova dikur ka dhënë shumë për Kosovën , sot ka ardhur momenti që Kosova të jep më shumë për Gjakovën”.

Duke falënderuar pjesëmarrësit ndërkombëtar për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve, si shembull i një komune për tërë rajonin, kryeministri Hashim Thaqi ka pohuar se është obligim i Qeverisë së Kosoëvs që të ofrojë mbështetje dhe siguroi për përkrahje të plotë.

Ka përshëndetur edhe Vlora Çitaku, ministre e Ministrisë së Integrimeve Europiane, e cila ka treguar për kompetencat dhe angazhimet që i ka kjo ministri , e sidomos nga viti i kaluar kur në bashkëpunim me Komisionin Europian kanë krijuar mundësi shtrirje edhe në nivel lokal dhe duke u nisur nga kjo e dhënë edhe krijohen diskutime dhe harmonizime ndërmjet projektuesve dhe donatorëve, si dhe diskutime dhe debatime. Ministrja Vlora Çitaku ka përmendur investimet prej donatorëve përgjatë tre viteve të shkuara në Komunën e Gjakovës, që kapin vlerën prej 12.6 milion euro në zhvillimin e arsimit, biznesit, infrastrukturës dhe bujqësisë.

Me vemendje është ndekur prezantimi  nga kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka bërë prezentimin e gjendjes në Komunën e Gjakovës, jo vetëm atë aktuale por edhe në të shkuarën, si një ish qendër e zhvilluar ekonomike dhe me potenciale. Me këtë konferencë të tregojmë se pushteti lokal ka mundësi dhe kompetencë dhe njiherit falënderoj gjithë pjesëmarrësit që treguan vullnet të jenë present, ka pohuar kryetarja Mimoza Kusari Lila, e cila më pas ka vënë në pah kahet e zhvillimit të Komunës së Gjakovës, si një qytet digjital, qytet edukativ-arsimor, qytet kulturor dhe një Komunë e gjelbër.

Për këto pretendime që do të prezentohën në ditën e dytë të konferencës, mbi dyzet projekte, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur shtrirjen gjeografike, demografinë, historinë, kulturën dhe arsimin në Komunën e Gjakovës, si dhe gjendjen aktuale nga dëmet e luftës dhe pasojat që edne bartë, në radhë të parë në dëmet në të vrarë dhe në të zhdukur, si dhe ato materiale që pos pasurisë në prona banimi kanë shkatërruar dhe shkaktuar dëme të mëdha edhe në ekonomi. Duke ndaluar tek ekonomia, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka ofruar pasqyrime të tanishme dhe mundësi zhvillimin nga gjendja socio-ekonomike, sektori privat, infrastruktura, ish ndërmarrjet shoqërore dhe status i tyre, pastaj në bujqësi, ndërmarrje të mesme, energji, eko-turizëm, rini, sport, kulturë, shëndetësi dhe gjitha potencialet, respektivisht resurset humane, posaçërisht rininë. Pasi ka shprehur vizionin e përgjithshëm për zhvillimin e Gjakovës, kryetarja Mimoza Kusari Lila shkuritmisht ka bërë të ditur për projektet që në ditën e nesërme do tu prezentohen donatorëve. Më pas, nga disa organizata ndërkombëtare, si USAID, UNDP, SËËIS Cooperation, Austrian Develpoment, GIZ and KFË dhe UNICEF Gjakova Fit For Children janë bërë prezentimet e strategjisë zhvillimore të organizatave të tyre.