Filloi punën në internet Radio Prosperiteti e komunitetit Egjyptian
Në qytetin tonë solemnisht u bë përurimi I Radio Prosperitetit që është një hap I rëndësishëm drejtë përmbushjes së planit lokal të veprimit, në komponentin e medies dhe kulturës I cili njëherit është edhe synimi I Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete dhe përgjithësisht synim I Kuvendit Komunal. Kjo radio e mbështetur nga organizatat italiane IPSIA dhe Çelim Kosova, deri në dhjetor do të transmetohet vetëm përmes internetit për të kaluar pastaj edhe ne transmetimin me frekuencën që pritet ti ndajë Komisioni I Pavarur I medieve.
Xhavit Alija, kryesues I Kuvendit përgëzojë të rinj për këtë ndërmarrje në drejtim të afirmimit të vlerave të komuniteteve në komunën e Gjakovës, ndërsa Armedn Behluli nga zyra për Kthim dhe komunitete e vlerësojë këtë vit si më të suksesshmin për komunitetet pakicë në Gjakovë. Ai tha se do të mbështesë në vazhdimësi nismat dhe aktivitetet e të gjitha organizatave që kanë për qëllim pasqyrimin e halleve dhe sukseseve të komuniteteve.
Drejtori I kësaj radioje, Lendrit Qeli tha se hapësirës mediatike të komunës së Gjakovës sot po i shtohet edhe një medium, që si I
tillë është I pari në Ballkan që hapet dhe menaxhohet nga të rinjtë e komunitetit Egjiptian.
Ai tha se ne www.radioprosperiteti.org do të transmetojë programe të ndryshme informative, edukuese, kulturore dhe argëtuese me bazë qendrore në lagjen e komuniteteve në Ali Pashë Tepelena në Gjakovë ndërsa cdo ditë do të ketë edhe 30 minuta program në gjuhen rome. Pos programit radiofonik, në internet, një herë në javë do të transmetohet edhe videoprogrami me aktualitetet e komuniteteve në komunën e Gjakovës.