Site icon Gjakovapress

Filloi vaksinimi i rregullt i  fëmijëve

Prej 4 Majit në Gjakovë ka filluar vaksinimi i fëmijëve, proces ky që ishte ndërprerë para gati dy muajve për shkak të masave parandaluese kundër Covid 19.  Nëpër të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në qytet e fshatra ka filluar vaksinimi i fëmijë nga 2 deri në 18 muaj.  QKMF  ka bërë me dije se  vaksinimi po zhvillohet sipas orarit të përcaktuar ku prindërit marrin informacione nga QMF-të. Për arsye se QMF ÇABRATI ofron shërbime të vaksinimit, atëherë  insulinat e mbetura do të shpërndahen nga dita e martë në QKMF nga  08.00 deri në 20.00.

Vaksinimi po bëhet në pesë QMF-të e qytetit si  dhe në katër QMF në katër rajonet e komunës. Këtë herë përjashtim do të bëjë Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare,  kjo  për shkak të evitimit të ndonjë rreziku  të mundshëm nga frekuenca e madhe që do të krijohej.

Tashmë dihet se Vaksinat kanë efekt në ruajtjen dhe mbrojtjen e fëmijëve. Çdo vit, imunizimi shmang rreth 2-3 milionë vdekje të fëmijëve nga sëmundjet vdekjeprurëse që i prekin fëmijët në mënyrë jo-proporcionale (të dhënat e Imunizimit Global 2012, të OBSH & UNICEF)”.

Exit mobile version