Saturday, April 19, 2025
AktualeLajme

Filloi Viti Ri shkollor

Sot   në gjithë Kosovën fillon viti i ri shkollor 2014-2015. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1mijë e 113 objekte shkollore, ku do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës. Klasën e parë do ta fillojnë rreth  29 mijë nxënës.

Zilja e shkollës  ftoi edhe rreth 20 mijë shkollar të komunës së Gjakovës e prej tyre rreth 1 mijë e 200 nxënës filestar që për të parë do të ulen në bangat shkollore. Mbi 5 mijë  nxënës do të vijojnë mësimet në 6 shkollat e mesme . Percjelljen e njohurieve tek nxenesit do ta bejene rreht nje mije e 500 mesimdhenes. Për shkak të punimeve në rinovimin e klasave nxënësit e shkollës nëtëvjecare Yll Morina do mësojnë në shkollat e afërta derisa të përfudnojnë punimet në shkollën e tyre.

Viteve të fundit, sistemi i arsimit në Kosovë, është ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet. Sipas prindërve të nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe përfaqësuesve të opozitës, problemet fillojnë nga cilësia e arsimit, klasat e mbipopulluara, politizimi i strukturave udhëheqëse të shkollave, e deri te mosaplikimi i kurikulave të Republikës së Kosovës në nivel vendi.

Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2014/2015, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vizituar dhe nga afër ka përcjellur përshëndjet në tri shkolla të Komunës së Gjakovës.

viti i emin durakuFillimisht, kryetarja Mimoza Kusari Lila e shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Arsimit, Dijana Qarkagjija, vizituan Shollën Fllore “Ali Hasi” në Cërmjan, ndërsa më pas shkollën e të njëjtit nivel, “Emin Duraku” në qytet dhe Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”.

Pas urimit të sjellur, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka vënë në spikamë edhe angazhimin e Komunës për një nismë konform standardeve të kërkuara dhe për avansimin e tyre, duke u shprehur për një kuadër sa më të ngritur profesionalisht, në mënyrë që procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies të ketë drejtimin e duhur për rritjen e shkallës së cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm, si bazë për krijimin e një shoqërie të arsimuar dhe me perspektivë.

Sot, në komunën e Gjakovës mësimin e kanë nisur rreth 20 mijë nxënës, ku 1.300 prej tyre janë fillestarë. Ndërkaq, rreth 5 mijë prej tyre do të vijojnë shkollimin e mesëm.

Pos në shkollën “Yll Morina” ku po kryhen punimet finalizuese në renovimin e objektit, nxënësit e së cilës shkollë deri në muajin tetor ndarasi do të ndjekin mësimet në shkollën “Fehmi Agani” dhe “Mazllum Këpuska”, mësimi në shkollat tjera ka nisur ashtu siç është planifikuar dhe që me kohë janë kryer përgaditjet e duhura.