Site icon Gjakovapress

Lagjet e Gjakoves zgjedhin përfaqësuesit e vet

Në komunën e Gjakovës nga 19 janari ka filluar aktiviteti për zgjedhjen e përfaqësuesve të lagjeve në qyet e fshatra.

Gjatë javës që po e përcjellim kanë përfunduar tubimet zgjedhore të nëntë bashkësive lokale të qytetit për të vazhduar më tutje në ditët vijuese edhe në fshatrat e komunës.

Në fakt Kuvendi komunal i Gjakovës kishte formuar Komisionin Komunal për realizimin e procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve të lagjeve urbane, fshatrave dhe vendbanimeve përkatësisht Bashkësive Lokale, i cili ka përcjellë nga afër procesin e zgjedhjeve.

Ato janë mbajtur në hotel Jakova dhe janë monitoruar nga Shoqata e gruas në Gjakovë.

Gjatë këtyre tubimeve krahas zgjedhjes së këshillave të bashkësive lokale, qytetarët janë njoftuar edhe me detyrat dhe kompetencat që kanë këshillat e bashkësive lokale.

Njëkohësisht kalimthi janë përmendur edhe preokupimit e banorëve të lagjeve përkatëse të qytetit.

Exit mobile version