Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Të hënën fillon viti ri shkollor, mbi 1.300 nxënës fillestar

Foto nga interneti

Pushimet verore mbaruan dhe nga dita e hënë, rreth 17 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës, prej tyre 1 mijë e 300 fillestar ,   do të nisin vitin e ri shkollor. Padyshim se më të gezuarit janë nxënësit fillestar, ata që nga 2 Shtatori, fillojnë rrugëtimin per arsim dhe edukim.  Në Drejtorinë për Arsim të Gjakovës, kanë thënë për Radio Gjakoven,  se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e një viti të mbarë. Më të gëzuar këtë vit shkollor, do të jenë nxënësit e Korenicës, që pritet të nisin mësimin në një objekt të ri. Drejtoria e Arsimit prej këti viti ka ndjekur praktikë të re në arsimin fillor dhe parashkollor. Kështu për herë të parë, formimi i klasave të para është bërë  me anë të shortit për t’iu shmangur përzgjedhjes së prindërve për t’i regjistruar fëmijët tek mësuesit e preferuar. Ndërkaq sa i përket arsimit parashkollor, prej këtij viti, mësimi do të mbahet vetëm në kuadër të shkollave fillore e jo edhe në çerdhe, siç ka qenë deri më tash.