Thursday, April 4, 2024
Sporti

Fillon stinori pranveror për hendboll dhe basketboll

Vëllaznimi
Sot dhe nesër nis edicioni pranverorë i garave për Superligën e hendëbolit për meshkuj dhe Ligës së kadetëve  të Kampionatit të Kosovës për vitin garues 2012/13, gara që do të zgjasin deri më 31 maj të këtij viti,  kur edhe bie perdja  e këtij edicioni me zhvillimin e garave shtesë.
Hendëbollistët e Vëllaznimit në start të këtyre garave takohet me hendbollistët e Drites së Gjailnait. Ndeshja zhvillohet në Junikë ,në palestrën e posa hapur te kësaj komune të re, pasi skuadra e Vellaznimit për shkak të rinovimit të pallatit ‘Shani Nushi’ është e detyruar ti zhvillon ndeshjet  jashtë Gjakovës.
Sot nisin edhe garat e pjesës së dytë të BKT Superligës në basketboll. Vëllaznimi sonte prej orës 19 luan në Prizren me Sigkos Bashkimin.(www.gjakovapress.info)