Veprimtaritë kulturore me rastin e festave të fundvitit organizuar nga komuna e Gjakovës kanë filluar të martën në mbrëmje. Prej orës 19:00 në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” u shfaq një dokumentar për rapsodin e muzikës shqipe Dervish Shaqen, ndërkaq prej orës 20:30 u bë hapja solemne e projektit Gjakova feston. Solemnisht u bë ndezja e Dritave në Plato të Namasgjahut për të pasuar me Muzikë.