Ajo ka krijuar një skenar për një film 15 minutësh dhe me 5 maj pritet të niset për Rusi.
“Ka qenë një konkurs për një ide dhe skenar për film të shkurtër, ndërsa fillimisht do të jetë edhe një ëorkshop gjatë të cilit kemi me formue një grup dhe me e ba një film” tregon Sefa për KultPlus.
“Do të gjejmë aktorët, muzikën, editimin dhe krejt procedurën e nevojshme. Është shumë e rëndësishme për mua e sidomos kur diçka e tillë ndodh në një shtet si Rusia. Për mua është sfiduese të takohem me reagime të të tjerëve, dhe të mos e humbas autenticitetin edhe në bashkëpunim me profesionistët tjerë ” vazhdon Sefa.
Projektet që dalin nga 23 të përzgjedhurit do të marrin pjesë më pas në një festival filmi që e organizon po kjo organizatë, KinoMoscoë.