Fiter Bajrami- Festa e solidaritetit
Besimtarët Islam pasi janë në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë filluar përgatitjet për kremtimin e festës së Fiter Bajramit . Është kjo një festë që mbulon me gëzim e hare zemrën e besimtarit, i cili përgjatë një muaji iu përkushtua më plot sinqeritet Zotit, duke agjëruar, falur namaz, dhënë sadaka dhe duke bërë lutje ndërsa tradicionalisht në ditën e parë të Bajramit shtrohet dreka solemne. Në këtë kohë të vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohen shumë familje në komunën tonë, urojmë që të jetësohet mesazhi I kësaj feste për solidaritet me të varfrit, që edhe ata të kenë mundësi të shtrojnë drekën e Bajramit.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bënë me dije se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon sot ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të hënën. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 4:50 me faljen e namazit të sabahut kurse namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6.
Edhe në komunën e Gjakovës falja e namazit të Fiter Bajramit bëhet në të gjitha xhamitë, ndërsa manifestimi qendror tradicionalisht mbahet në xhaminë e Hadumit.
Komuna e Gjakovës, së bashku me bankën ”TEB”, si dhe firmat lokale “Çarshia e Jupave” dhe “Erina”, për nder të festës së Fiter Bajramit kanë shpërndarë ndihma për 250 familje skamnore të komunës. Me këtë ndarje për familje me nevoja të mëdha , pos që shprehet përkushtimi ndaj tyre nga ana e institucionit komunal, njiherit kjo ndihmë e dedikuar tregon solidaritetin e Komunës dhe të mbështetësve tjerë për kremtën e Fiter Bajramit, e cila vie pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, ku besimtarë të shumtë kanë agjëruar si dhe në mënyra tëndryshme kanë shprehur dhe po vazhdojnë të shprehin vullnetin e mirë, si dhe mbështetjen për këtë kategori njerëzore, e cila si strukturë e jona sociale ka nevojë për humanizëm, si dhe për dorën e bujarisë dhe tëngrohtësisë