Site icon Gjakovapress

Fitorja e 17-të me radhë e KB Vellaznimit

Basketbollistët e Vëllaznimit kanë vazhduar me fitore në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës . Skuadra kuqezi mbrëmë e ka regjistruar fitoren e 17-të në po aq ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, ndërsa në një sfidë interesante, mundi Istogun pas vazhdimeve 85:79. Kuqezinjtë kanë siguruar vendin e parë për garat e rregullta. Sfida e së premtes mbrëma në Gjakovë ishte shumë interesante dhe dramatike, ku koha e rregullt përfundoi 73:73, por në vazhdime, vendasit ishin më të mirë 12:6, duke e fituar ndeshjen 85:79. Më efikasi në radhët e Vëllaznimit ishte amerikani Michael Green me 22 shënime, i pasuar nga Besnik Azemi me 21 dhe Atik Koshi me 17.

Skuadra mysafirë e Istogut e  perbere nga basketbolist te rinje por te talentuar  edhe mbreme tregoi cilësi te larta.

Exit mobile version