Gjakovapress

Fitorja e tretë radhazi e KH Vëllaznimi

 
Nga java në javë në shkallët e pallatit të sporteve Shani Nushi po shkojnë numër më i madh i adhuruesve të hendbollit. Riorganizimi i klubit ka sjellë një frymë mobilizuese dhe skuadra ka reflektuar me tri fitore të njëpasnjëshme në këtë stinor të superligës së hendbollit të Kosovës. Të dielën në mbrëmje, KH Vëllaznimi mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 33:30(17:14). “Kuq e Zinjtë” nga fillimi i ndeshjes kur avancuan e deri në fund mbajtën epërsinë në rezultat. Pjesën më të madhe të kohës diferenca e golave ishte në 3 dhe 4 shënime epërsi, por ka pasur momente kur kjo epërsi edhe rrezikohej. Të gjithë hendbollistët treguan angazhim të madh për rezultat të mirë. Lojtarët më efikas ishin Isuf Leka me 12 shënime, pasuar nga Lluka me 7, Kusari me 5, Gaxha 4 e kështu me radhë. Ndërkaq në radhët e Dritës më efikasi ishte Selmani me 13 shënime.

Exit mobile version