Zëri më I mirë femrëor në Këngën Magjike, Flaka Krelani dhe fituesja e disa cmimeve Festina Mejzini, të dyja soliste të shquara nga Gjakova do të prezantohen në Festivalin e 55-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili do të mbahet në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarët konkurrentë çdo ditë vijojnë provat me Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar.
“Si për çdo vit, festivali do të jetë live, ndaj dhe provat për sinkronizimin e këngëtarit, orkestrës dhe bendit përbëjnë nje prej fazave kryesore të përgatitjes së eventit më të madh të muzikës së lehtë shqiptare”, njohton organizatori.
Flaka do të prezantohet me këngën “Osiris”, Muzika & teksti: Qëndrim Krelani ndërsa Festina Mejzini me këngën “Atje lart”, Muzika & teksti: Eriona Rushiti. Fituesi i festivalit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionit, që do të mbahet në Kiev të Ukrainës.
Flaka ishte fare pranë të realizoi ëndërren e saj për prezantimin e shqiptarëve në Evrovizion. Në festivalin e 46 me radhë mori çmimin e dytë në duet me Doruntina Disha. Titulli i kenges ishte “Jeta kerkon dashuri” me Kompozitor: Edmond Zhulali dhe Autor Teksti: Agim Doci .