“Koncerti do të mbahet në kryeqytetin austriak, saktësisht në shtëpinë e W. A. Mozart “Mozarthaus”. Aty unë do të interpretoj nën përcjelljen e pianistit gjerman me famë ndërkombëtare Stephan Matthias Lademann, i cili ka një karrierë mjaft të pasur në skenat botërore”, ka deklaruar Flaka për Kult plus.
Të shtojmë se do të jetë ky edhe një rast për tu dëshmuar cilësitë interpretative të Flaka Gorancit e cila ka performuar si soliste me orkestra të njohura përfshirë këtu: Concentus Musicus, Orkestrën e Operës Shqiptare, Das Salonorchester Bad Schallerbach, The Orkestra e Ramat Hasharon, Orkestrën simfonike të RTSH-së, asaj të Filarmonisë së Kosovës dhe Maqedonisë.