Friday, March 14, 2025
AktualeGjakova Presss

Fontana e shkret!!!

fontanaKjo është Fontana në mes të Gjakovës. Dikur u ndërtua dhe me ujin e saj freskonte kalimtarët, zbukuronte qendrën e qytetit. Por ka disa vite që ajo ka ngel e shkret. Jo vetëm që I mungon uji, fontanës ia vodhën e materialin prej bakri ku ishte emblema e komunës. Tash ka ngel e shkretë dhe të thuash ta shton vapën kur e shef të tillë në temperaturat 36 gradë celciuz.

Komunarët me siguri e shohin këtë çdo ditë por ndoshta po presin që të filloi të rinovohet parku në tersi dhe Fontana,  sipas projektit fitues,  do të jetë më e bukur dhe në mes të parkut dhe jo ku aty gjendet e zbrazët dhe pa ujë…

Por derisa të ndërtohet e reja, pse nuk po aftësohet kjo e tashmja, sëpaku të ketë ujë…