Ka qenë një fundjavë e suksesshme e skuadrave gjakovare në futboll dhe hendboll. Vëllaznimi në të dyja këto sporte ka arritur fitore. Më gjerësisht në rubrikën sportive përgatitur nga redaktori zeki vehapi
Vëllaznimi drejtë superligës
“ Në pjesën e dytë të lojës e treguam veten dhe e mbyllem ndeshjen me fitore. Kanë ngel edhe pesë xhiro dhe jam I sigurt se ne jemi në superlig” ka thënë Gashi
Këtë të mërkurë Vëllaznimi luan si mysafir i Vitisë. z.v
Liga e dytë
Karakteristikë e javës së 25 të Ligës së dytë futbolistike të Kosovës ku bëjnë pjesë katër skuadra nga komuna e Gjakovës, është se të katër ndeshjet i zhvilluan si mysafir dhe të katër skuadrat kanë pësuar humbje. Janë arritur këto rezultate. Leshani- Dukagjini i Novosellës 3 me 2, Ratkoci- Dushkaja 5 me 1, Besa- Luftëtari i Brekocit 3 me 1 dhe Lugu i Baranit-Rlindja e Kosovës nga Skivjani 2:0.
KH Vëllaznimi e mbyll kampionatin me fitore
Në javen e 28-të të elitës së hendbollit të Kosovës, hendbolistët e Vëllaznimit kanë mposhtur Kastriotin e Ferizajit me rezultat 30:29. Kjo fitore erdhi në saje të anagzhimit të të gjithë hendbolistëve dhe pas lojërave të mira që skuadra gjakovare tregoi posaqërisht në stinorin pranveror bashkë edhe me përforcimet me dy hendbolistë cilësor sic janë Vilson Zherka e Korab Syla. Vëllaznimi ka mundur të fitoi me epërsi më të lartë, porn ë minuitat e fundit I lejoj vetes komoditet që për pasojë pati ngushtimin e epërsisë. Me këtë fitiore vëllaznimi ka përmbyllur kampionatin në pozitën e gjashtë me 21 pikë të tubuara. Sipas kryetrajnerit Lulzim Nagavci, kampionati I sapo përfudnuar vlerësohet I suksesshëm por synimet për të ardhmen janë që Vëllaznimi të behet pjesë e garave ndërkombëtare.
Kur jemi tek hendbolli në konkurrencën e femrave të dy skuadrat nga Gjakova luajten si mysafire dhe të dyja skuadrat pësuan humbje . Vëllaznimi humbi me Prishtinën 36-15 ndërsa edhe Shqi[ponja pësoi në Ferizaj me Kastriotin 35:30.
Futsall: Liburni pëson në Drenas por përgatitet për Plej off
Në Drenas është zhvilluar ndeshja e fundit e kampionatit të superligës së futsallit të Kosovës në mes të feniksit dhe Liburnit që ka përfudnuar me fitoren e vendasve me rezultat 6 me 2. Skuadra nga Gjakova e ka konsideruar këtë ndeshje të parëndësishme për plasma, prandaj është paraqitur e pakompletuar për të mbajtur në formë skuadrën për ndeshjet e plej ofit. Në këtë fazë Liburni shpreson në sukses dhe përfaqësim të futsallit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në këtë fazë Liburni luan fillimisht me Besën e Pejës.
Maratona e Shkupit:Marrin pjesë “Shkugeza 555”
Shtatë anëtar të klubit sportiv “Shkugeza 555”, kanë marrë pjesë në maratonën ndërkombëtare të Shkupit që është mbajtur dje. Tre nga anëtarët e “Shkugëzës 555”, Arben Bakalli, Engjell Lleshi dhe Granit Bordoniqi, kanë vrapuar në maratonën e plotë 42 kilometra, ndërsa atletet tjerë, Kastriot Baruti, Rubik Rudi, Blerat Katona, dhe Feniks Hoxha me sukses janë prezantuar në disiplinën e gjysëm maratonës në 21 kilometra. Sipas udhëheqësit të këtij klubi, Arben Bakalli të gjithë garuesit kanë arritur rezultate më të mira duke krahasuar me garat e tjera në maraton. Të dielën garuesit e këtij klubi do të paraqiten në gjysëm maratonën e Prishtinës.
Pingpong
Pingpongistet e rinjë Adea Babuni dhe Jon Bedra kanë fituar medaljet e bronzta në turneun memorial “Bedri Ajeti” në pingpong për kadet e minikadet që është mbajtur dje në Prishtinë. Vëllaznimi në këtë turne ka marrë pjesë me katër garues. Përveq Babunit dhe Bedrës janë paraqitur edhe Altin Ukmata dhe Egion Xërxa, të cilët kanë pasur paraqitje të mirë gjatë këtij turneu.