Muaji shtator po karakterizohet me ngjarje më të shumta sportive për faktin se kanë nisur garat në shumë sporte. Futbolli mbetet në qendër të vëmendjes mirëpo Vëllaznimit nuk po i shkojnë punët mirë në këto dy javët e fundit. Edhe dje Vëllaznimi pësoi humbje në Gjilan me skuadrën vendase 1 me 0. Për dallim nga një javë më parë kur humbi me “2 Korrikun” pa dy futbollist, kësaj radhe në Gjilan “Kuq e zinjtë” treguan mobilizim dhe angazhim të shtuar duke rrezikuar shumë herë portën vendase. Ishte kjo humbja e dytë radhazi që po e bënë më të vështirë rrugëtimin për superligë. Këtë të mërkure në Gjakovë Vëllaznimi pret Llapin e Podujeves.
Kane vazhduar garat edhe në ligën e dytë futbollistike të Kosovës. Luftëtari i Brekocit luajti si mysafir i Beses së Irzniqit në kuadër të javës së tretë të garave dhe shënoi fitore 2 me 1 . Ishte kjo fitorja e tretë me radhë në këtë kampionat.
Këtë fundjavë filluan garat në elitën e hendbollit kosovar por të dyja skuadrat e Vëllaznimit në të dyja konkurrencat humben. Hendëbolistët e Vëllznimit në cilësinë e vendasit, për mungesë të terenit, luajten në Prizren me skuadrën e Zhegres dhe për habi pësuan humbje 26:28.
Vashat hendëbolistë të Vëllaznimit gjithashtu pësuan humbje në Vushtrri me Kosovën vendase 37: 22 ndërsa fitore shënoi vetëm skuadra e hendëbolit të kadetëve të Vëllaznimit që mposhti Zhegren me rezultat të ngushtë 17:16.