FUNKSIONALIZIMI I AEROPORTIT TË GJAKOVËS KËRKON KOHË, 2-3 VJET thotë Vlora Gojani kryeshefe ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës
Funksionalizimi i aeroportit që nga paslufta, pas përfundimit të misionit të KFOR-it në këtë objekt strategjik, është nënkuptuar si një shansë për zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës për qytetarët e Gjakovës , por nuk ngjau kështu tash e shumë vite. Pse po ndodhë kjo sipas mendimit tuaj?
Për zhvillim ekonomik kërkohen projekte, investime dhe kapital. Kur përmendim termin investim, nënkuptojmë jo vetëm investimin financiar por edhe atë njerëzor, profesional, kohor e material.
Qeveria e RKS është aksionari i vetëm i AGJ i cili po rezulton të mos jetë i përfshirë në grupin e prioriteteve Qeveritare. Themelimi i një subjekti juridik NP, emërimi i BD dhe rekrutimi i menaxhmentit nuk do të thotë përfundimi i obligimeve, përkundrazi kjo do të thotë një angazhim i shtuar për qeverinë me synim zhvillimin e mëtejmë ekonomik.
Parimi ekonomik është që secila NP duhet të vetëfinancohet duke shitur produktin apo shërbimin e vet. Mirëpo në rastin e AGJ që është në themelim e sipër dhe që ka natyrë specifike të punës nga NP tjera, kërkohet një investim fillestar nga aksionari për një periudhe 2-3 vjeçare për krijimin e kushteve të punës. Biznesi aeroportual ka kosto shumë të lartë, ka vlerë strategjike për shtetin dhe ka rëndësi të madhe për siguri dhe sigurinë e popullit. Në anën tjetër, për funksionalizimin e këtij aeroporti, fillimisht kërkohet një studim fizibiliteti për të përcaktuar fushëveprimtarinë e saktë, me synim stabilitetin financiar, punësimin, respektivisht zhvillimin e mëtejmë ekonomik.
Pse nuk po funksionalizohet aeroporti?
Duke konsideruar natyrën strategjike të biznesit aeroportual, ekspertizën e veçantë që kërkohet dhe koston e lartë, atëherë duhet cekur që funksionalizimi kërkon kohë, së paku një periudhë 2-3 vjeçare me fonde të garantuara për ti mundësuar menaxhmentit dhe ekzekutivit koncentrimin dhe angazhimin e plotë në strategji. Për funksionalizim të aeroportit fillimisht duhet të përcaktohet fushëveprimtaria që paraprakisht pritet me studim fizibiliteti e pason me plan biznesi dhe implementim të aktiviteteve. Të gjitha këto kanë kosto…
Intervisten e gjërë mundë ta lexoni në revisten Gjakovapress nr. 100