Për zhvillim ekonomik kërkohen projekte, investime dhe kapital. Kur përmendim termin investim, nënkuptojmë jo vetëm investimin financiar por edhe atë njerëzor, profesional, kohor e material.
Qeveria e RKS është aksionari i vetëm i AGJ i cili po rezulton të mos jetë i përfshirë në grupin e prioriteteve Qeveritare. Themelimi i një subjekti juridik NP, emërimi i BD dhe rekrutimi i menaxhmentit nuk do të thotë përfundimi i obligimeve, përkundrazi kjo do të thotë një angazhim i shtuar për qeverinë me synim zhvillimin e mëtejmë ekonomik.
Parimi ekonomik është që secila NP duhet të vetëfinancohet duke shitur produktin apo shërbimin e vet. Mirëpo në rastin e AGJ që është në themelim e sipër dhe që ka natyrë specifike të punës nga NP tjera, kërkohet një investim fillestar nga aksionari për një periudhe 2-3 vjeçare për krijimin e kushteve të punës. Biznesi aeroportual ka kosto shumë të lartë, ka vlerë strategjike për shtetin dhe ka rëndësi të madhe për siguri dhe sigurinë e popullit. Në anën tjetër, për funksionalizimin e këtij aeroporti, fillimisht kërkohet një studim fizibiliteti për të përcaktuar fushëveprimtarinë e saktë, me synim stabilitetin financiar, punësimin, respektivisht zhvillimin e mëtejmë ekonomik.
Pse nuk po funksionalizohet aeroporti?
Duke konsideruar natyrën strategjike të biznesit aeroportual, ekspertizën e veçantë që kërkohet dhe koston e lartë, atëherë duhet cekur që funksionalizimi kërkon kohë, së paku një periudhë 2-3 vjeçare me fonde të garantuara për ti mundësuar menaxhmentit dhe ekzekutivit koncentrimin dhe angazhimin e plotë në strategji. Për funksionalizim të aeroportit fillimisht duhet të përcaktohet fushëveprimtaria që paraprakisht pritet me studim fizibiliteti e pason me plan biznesi dhe implementim të aktiviteteve. Të gjitha këto kanë kosto…
Intervisten e gjërë mundë ta lexoni në revisten Gjakovapress nr. 100