Gjakovapress

Fushata e korrje shirjeve sjell 18 milon kilogram grurë

GruriKa përfunduar  me sukses fushata e grumbullimit të bukës së re në grunajat e Gjakovës në siperfaqe prej 4.750 hektarëve që kanë dhënë rendiment mesatar prej 3.800kilogram për një hektarë qpo që ka bërë të grumbullohen  18 milion e 50 mijë kilogram grurë duke plotësuar kështu kërkesat e popullatës për miell në  masën 84 %. Këto të dhëna u shpalosen të enjten në takimin me gazetarë në Drejtorinë e Bujqësisë.

Ismet Isufi, drejtor tha se  Këto rezultate do të ishin më të larta po të mos kishte breshër në disa zona të komunës dhe reshje të shumta shiu në kohën e pjekjes së grurit, thonë drejtuesit e bujqësisë në Gjakovë. Pos gryrit janë korrë edhe 150 hektarë me thekër që ka sjellë rendiment prej 3.000 kg për hektarë, pastaj trokall në vetëm 20 hektarë ku është arritur rendiment prej 4.500 kg.

Exit mobile version