Fushata sensibilizuese kunder kancerit të gjirit
Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje edhe grupi i asamblistëve të KK-së së Gjakovës në bashkëpunim me ZBGJ kanë organizuar të martën një marsh në rrugën kryesore, “Nëna Terezë”, si dhe një debat në sallën e madhe të Komunës.
“Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës”, është thënë në mesë tjerash në këtë debat. Tutje është thënë se aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit. Është thënë se 10% e grave në të gjithë botën preken nga kanceri në gji.