Gjakovapress

Fushatë për Kallëzim penal ndaj ministrit Jabllanovic

protesta 1Një këshillë organizativ nga Shoqëria Civile e komunës së Gjakovës ka njohtuar se në takimin e mbajtur me shoqërinë civile, të premten  u morr vendim që  nga data 17.01.2015 ( ditën e shtune) me fillim në ora 11:00,do të filloi fushata e nënshkrimit ët dëshmive për Kallëzim Penal, për fyerje “ Egërsirat Gjakovare” ndaj Minisrit për Komunitet dhe Kthim Aleksander Jabllanoviq.

Në njohtimin e këtij Këshilli janë  lutur  të gjithë banorët e Komunës së Gjakovës, të cilët ndjehen të fyer ndaj kësaj deklarate, të nënshkruajn deklaratën e tyre. Nënshkrimet mundë të bëhen për një javë në tri lokacione : Qendra e qytetit, Çarshia e Vogël dhe në Lagjen Mullajusuf.

Exit mobile version