Sunday, December 29, 2024
Sporti

Futboll: Besa- Vëllaznimi të mërkuren

Për shkak të motit me reshje shiu e bore dhe përmbytjes së terreneve të lojës, ndeshjet e planifikuara për këtë javë të superligës së futbollit kosovar do të shtyhen  për disa ditë. Kështu për shkak se fusha e futbollit në stadiumin Shahin Haxhiislami  në Pejë është e mbuluar tërësisht me ujë, ndeshja e radhës në superligën e futbollit kosovar ndërmjet  Besës së Pejës dhe Vëllaznimit,  do të zhvillohet  të merkuren  prej orës 14.00. Drejtues te klubit pejan kanë kerkuar qe te kete edhe nje shtyerje, por veshtire se do te aprovohet nga Komisioni i Garave, sepse rregullat flasin për shtyerje vetem ne rast se 24 oret e fundit para ndeshjes nuk nderpritetet shiu apo bora.