Rreth këtyre zhvillimeve rreth KF Vëllaznimi nuk ka ndonjë prononcim zyrtar, pos një postimi në Facebook të Meriton Ferizit, drejtorit të kultures, rinisë dhe sporteve të Gjakovës, I cili thekson se: U ndjeva i lumtur gjithashtu, që sot, në këtë ditë, u bë përurimi i sheshit me emrin e Poetit gjithëkombëtar “Ali Podrimja” dhe marrëveshja me KF Vëllaznimin, për zhvillimin normal të ndeshjeve duke iu falënderuar për kontributin e tyre: Kryetares së Komunës, Sektori i Sportit, Kryesisë së mbetur, Trajnerëve, Lojtarëve, z.Shkëlzen Gashi, z.Artan Muhaxhiri, Tifozërisë etj., u bë më madhështore dhe më e bukur kjo ditë….
Pra, veç këtij postimi në facebook që flet për një marrëveshje për punën e mëtejme, asnjë deklaratë tjetër zyrtare nuk ka arritur nga përgjegjësit e sportit gjakovarë. Sigurisht se pritet në vazhdim.
Sido që të jetë, pas një kohe të gjatë sot janë dëgjuar ovacionet dhe duartrokitjet e gjata të tifozerisë, që kishin munguar për shumë javë, për lojën angazhuese dhe vetmohuese të futbollistëve që me një mundë të madh morën tri pikë të vlefshme, fal golit të Robert Berishës.
Të merkurën në Gjakovë zhvillohet derbi lokal i javes së 7-të te Liges së parë futbollisike, Luftetari- Vëllaznimi.