Futboll: Vëllaznimi- Decani 7:0
Rreth 1.500 adhurues të futbolit në Gjakovë kanë harruar kohën kur Vëllaznimi ka arritur fitore kaq të lartë, 7:0 sic ngjau të dielen në javën e 20-të të Ligës së parë futbollitike në mes të Vëllaznimit dhe Deçanit. Në saje te lojes se mire Vellaznimi ka mundur te shenoi edhe shume me teper gola.
Në minutën e 17 ‘ Butrint Morina pas pranoi një top nga krorneri gjithashtu i prekur me kokë nga Gjeraj, mposhti poertierin mysafir dhe 1me 0. Shtatë minuta më vonë një aksion I bukur nga krahu I djathtë me protagonist Robert Gjerajn, finalizohet me autogol nga Denis Kasumaj dhe 2:0. Sulmuesi Mavlan Zeka është autor I dy golave të bukur në minutën e 32’ dhe në atë të 37’, ndërsa goli I Gjergj Bushajt me kokë në minute e 35’ përmbylli pjesëlojen e parë me rezultat të thellë 5 me 0.
Edhe në pjesëlojën e dytë Vëllaznimi ishte shumë më I mirë, por kësaj radhe u shënuan vetëm dy gola. Luigj Buqaj nga një soloaksion në minutën 67’ ngriti rezultatin në 6 me 0, në mënyrë rezultatin përfudnimtar ta përmbylli zëvendësuesi tjetër Lorik Rudi në minutën e75’ .
Ndeshjen e radhes Vellaznimi e zhvillon të mërkurën në Lipjan me Ulpianën.