Gjakovapress

Futbolli një pikë hendbolli dy, basketbolli humbje

vellaznimiE diela nuk ka qenë shumë e lumtur për tifozët e futbollit, pasiqë Vëllaznimi nuk arriti ta shijojë fitoren e parë me Kosovën e Vushtrrisë. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola 0:0. Anipse në stadiumin e qytetit në Gjakovë ka pasur më së shumti tifoz se sa në stadiumet tjera të superligës së Kosovës, për rrethanat e traditës së Gjakovës, ky ishte numri më I vogël në një ndeshje kampionale!

Gjatë 90 minutave janë regjistruar vetëm disa raste shënimi të cilat nuk u konkretizuan. Vetëm 10 minutëshi I fundit ishte një presion I vërtetë ndaj portes së Vushriasve, pjesa tjetër kaloi në një lojë të plogësht dhe jo frytdhënëse. Vëllaznimi po kalon një periudhë të krizës së rezultateve për shkak të mungesë së futbollistëve cilësorë e me përvojë dhe  ndryshimit gati të tërësishëm të formacionit, pasi, pas largimit të 7 futbollistëve nga stinori vjeshtor,  ka angazhuar shumë futbollistë të rinj të cilët nuk po arrijnë të inkopurohen në afat të shkurtër, pasi pikët janë më së të nevojshme për të siguruar ekzistencën. Në dy javët e ardhshme Vëllaznimi luan si mysafir, fillimisht me Trepçën 89 e pas dy javësh përsëri në Mitrovicë me Trepçën.

Për dallim nga futbollistët, hendëbolistët e Vëllaznimit arritën më në fund fitoren e parë në këtë stinor. Të dielën në mbrëmje në pallatin e sporteve Shani nushi me mjaftë vështirësi mposhten Samadexhen me rezultat të ngushtë 32:31 (15:13). Golashënuesi më efikas në radhët e Vëllaznimit ishte Isuf Leka me 11 gola të shënuar,  ndërsa në radhët e Samadrexhes,  Terziqi me 16 gola..

Basketbollistet e Vellaznimit kanë pësuar humbje 96:81 në lojë me Golden igel Ylli, lojë kjo e zhvilluar ne Suharekë.

Exit mobile version