Futbollistet e Vellaznimit bojkotojne stervitjet
Futbollistët e Vëllaznimit para ndeshjes me hajvalinë që në program është këtë të diele, kanë bojkotuar stërvitjet në shenjë pakënaqësie me mospagesën e pagave. Ata thonë se shumica e lojtarëve mbijetojmë me këto paga. Në një takim që është mbajtur dje me anëtarët e kryesisë së klubit u është premtuar se pagat do t’ ju ndahen së shpejti dhe nga lojtarët është kërkuar të vazhdojnë stërvitjet, ndërsa futbollistët kanë vazhduar me bojkot. Një gjendje e tillë vështirëson akoma më tepër gjendjen në klub për faktin e rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit. Pas nëntë javësh, Vëllaznimi zë vendin e shtatë me dhjetë pikë të tubuara.