Pas një pushimi të gjatë messezonal dhe pas dorëheqjes së kryesisë së klubit, Vëllaznimi të martën në orën 15.00 fillon me përgatitjet për stinorin pranveror. Këtë e bërë të ditur kryetrajneri I Vëllaznimit Ajet Shosholli I cili ka ftuar futbollistët pas një takimi që ka pasur të shtunën në Kuvendin komunal me kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila.
Vëllaznimi në stinonin vjeshtor arriti të mbajë pozitën e parë në tabelën klasifikuese, me 36 pikë, katër më shumë se i dyti Istogu me të cilin përballet në Gjakovë në ndeshjen e parë, ndërsa synim ka kthimin në superligë, ndërkohë që futbolldashësit gjakovarë me riorganizimin e klubit, presin suksese më të mëdha.
Stinori pranveror I Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës fillon në muajin mars, ndërsa shumica e skuadrave futbollistike tashmë kanë filluar përgatitjet. (gjakovapress.info)