Tuesday, December 31, 2024
Gjakova PresssSporti

Futbollistët gjakovarë Tafarshiku dhe Memaj pjesë e Hajdukut të Splitit

Foto: Nga e majta, Qamil Tafarshiku, Albin Sahatqija dhe Nikson Memaj

Dy futbollistë perspektiv nga Gjakova, Qamil Tafarshiku dhe Nikson Memaj nga dita e enjte janë pjesë e skuadres kroate me renome Hajduk nga Spliti.

“Zyrtarisht prej sot  Qamil Tafarshiku dhe Nikson Memaj  kanë nënshkruar kontratë profesionale deri në vitin 2020 me ekipin me të madh ne Kroaci Hajdukun e Splitit” ka thënë për Gjakovapress, skauti nga Gjakova Albin Sahatqija.

Ndërkaq të dy futbollistët e talentuar kanë falënderuar ndërmjetësinë e kësaj marrëveshje z. Sahatqija.

“ Falënderim të veçantë për njeriun i cili më ka mundësuar që ëndrra të më bëhet realitet dhe të jem pjesë e gjigantit kroat Hajduk Split. Pra falënderojë  Albin Sahatqija i cili dy vite në vazhdimësi ka kontribuar që të jem këtu dhe ta realizoj ëndrren,” ka thënë Tafarshiku.

Edhe Tafarshiku  si mesfushor I talentuar por edhe Memaj si sulmues I shpejtë kanë falënderuar  klubet e qytetit:  KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi ku i kanë filluar hapat e parë të futbollit.

“Shpresojë të jap maksimumin dhe ta bëj krenare Gjakovën dhe  familjen time” ka thënë Tafarshiku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *