Monday, December 30, 2024
Sporti

Futbollisti gjakovar Burim Kukeli lëndohet rëndë

Fussball Super League - FC Zuerich
Futbollisti gjakovarë Burim Kukeli, mesfushor I skuadrës së Zuerichut  dhe anëtarë I Kombëtares së Shqipërisë, ka marrë një lëndim të rëndë të dielën në ndeshjen miqësore që skuadra e tij e zhvilloi me Bellinzonan. Kukeli ka thyer këmbën, ndërsa pritet të mungojë për një periudhë të gjatë. Ngjarja ka ndodhur në minutën e 74-t të ndeshjes kur futbollisti i Bellinzonas, Simon Grether ka ndërhyrë rëndë në Burim Kukelin. Kukeli 29-vjeçar mbeti i shtrirë përtokë, ndërsa për 20 minuta u trajtua në fushë, para se të dërgohej në spital. Klubi Zuerich në mbrëmje ka njoftuar se futbollisti shqiptar është dërguar në një klinikë në qytetin Zuerich për t’u operuar.
Arbitri vendosi të ndërpresë ndeshjen pas lëndimit të rëndë të Kukelit.
Burimi ka lindur në  Gjakovë, përkatësisht në fshatin Janosh dhe  në moshën 4 vjeçare mërgon për në Zvicër ku fillon të merret aktivisht me futbollin, në fillim si amator pastaj si profesionist, derisa tani është anëtar i njërit nga klubet më të mëdha zvicerane FC Zurich. Në ndeshjen e parë që debutoi me fanelen “Kuq e Zi” kundër Qipros 3:1 për kampionatin botëror, Kukeli dëshmojë talent, qëndrueshmëri dhe sukses të plotë gjatë 90 minutave, ndërsa në takimin e dytë të tij në kombëtaren Shqiptare në lojë me Zvicrën ai nuk ishte gjatë tërë lojës. Ndryshe debutimi në futbollin ndërkombëtar  ishte kulmi i karrierës së futbollistit gjakovar.