Friday, December 27, 2024
LajmeSporti

Futsall finalja Liburni- Feniksi 4:2

Të premten në mbrëmje  u zhvillua ndeshja e parë e finales së Play Of-it të Superligës së Futsallit të Kosovës  në mes të Liburnit dhe Feniksit të Drenasit e cila përfundojë me rezultat 4 me 2.  Golashenues për Liburnin ishin:Brovina 2 gola dhe  Alaj e Halimaj shënuan nga një herë.

Ndeshja u zhvillua në pallatin e sporteve “Karagaqi” në Pejë dhe sa i takon rezultatit kishte rrjedhë  dramatike , rikthim sensacional të futbollistëve gjakovarë dhe shumë  aksione te bukura. Pjesa e parë ishte në favor te mysafirëve nga Drenasi, ku pas pjesës së parë  ishin në avantazh me rezultat 0-2. Fillimi i pjesës së dytë filloj me dominimin e plotë të Liburnit, ku vetëm pas 5 minutave te pjesës së dytë Liburni e kthehu rezultat ne favor te vetin 3-2, ndërsa ne fund te takimit Ramadan Alaj shenoi nje gol të bukur duke e përmbyllur epilogun e takimit 4 me 2.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet  javën e ardhshme në Prishtinë kurse kampioni përcaktohet pas dy fitoreve.