Futsall: Liburni nuk njeh kundërshtar
Liburni ka mposhtur Feniksin nga Drenasi duke shënuar kështu fitoren e shtatë rradhazi në kuader të kampionatit të Kosovës në futsall.
Takimi qe u zhvillua në palestren e re në Junik përfundoj me rezultat 8:4. Tashmë Liburni arrin në kuotën e 21 pikëve duke lënë mbrapa vetëm Besen e Pejës të cilen e sfidon javen e ardhshme në shtëpi.
Me golat e tyre i vulosën fitoren Liburnit, Ideal Brovina që shënoi aq gola sa i gjithë ekipi mysafirë 4, Ramadan Alaj 2 dhe Halim Selmanaj e Nexhip Selimi me nga një gol.
Fundjava tjetër pritet të jetë edhe më e ‘nxehtë’ për adhuruesit e futsallit pasi luan vendi i parë me të dytin, ndërsa Besa ka dhe ‘merakun’ e Kupes të cilin gjakovarët ia rrëmbyen para një muaji në Prishtinë.