Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Gati fundi i Korrje -shirjeve

gruriFushata e korrje shirjeve në komunën e Gjakovës është në përfundim e sipër. Rreth 97 % e grunajave tashmë janë korrë, ndërsa rendimenti i arritur i grurit sillet nga 3.800 deri në 4 mijë kilogram për një hektar. Në sektorin e bujqësisë thonë se fundjava do të shënojë përfundimin e tërësishëm të korrje shirjeve ngase kanë ngelur pa u korrë vetëm sipërfaqe të vogla që gjenden nëpër zona të larta  kodrinore. Në komunën e Gjakovës kanë qenë gjisejë 4 mijë e 750 hektarë me grurë.

Nga punët e ditës në bujqësi duhet veçuar edhe hapjen e kanalit për ujitje në fshatin Batushë. Fillimisht ishte planifikuar që të hapen 1 mijë metra kanale, mirëpo me kërkesën e fermerëve të kësaj zone, plani është shtuar edhe për 500 metra, për të mundësuar kështu ujitje të më shumë sipërfaqeve me kultura bujqësore. Ndërkohë, pritet së shpejti të filloi edhe ndërtimi i pendës në lumin Erenik, për fermerët e fshatit Shishman. Kjo pendë që do të ngritët me buxhetin e komunës do të kushtojë rreth 28 mijë euro ndërsa uji i grumbulluar do të shuaj etjen e kulturave bujqësore gjatë sezonit veror