“Në të gjitha objektet punimet kanë përfunduar dhe nxënësit mund ta fillojnë procesin mësimor, pos në objektin e shkollës “Mustafa Bakija”, e cila po rinovohet me fonde të Komisionit Evropian. Në këtë shkollë, mësimi do të fillojë më së largu deri me 15 shtator” tha Haxhikadrija.
E ajo që vlenë të përmendet është se nga data dy shtator, qytetit të Gjakovës do t’i shtohet edhe një objekt i ri shkollor, i cili do eliminojë në tërësi fenomenin e zhvillimit të mësimit me 3 turne. Është kjo shkolla fillore “Kelmend Rizvanolli”, e cila është ndërtuar si donacion nga familja gjakovare Rizvanolli, që për këtë qëllim ka ndarë 500 mijë euro.
Aktualisht në ambientet e DKA-së janë duke u mbajtur intervistat për mësimdhënës, ku sipas drejtoreshës Haxhikadrija për 60 vende të lira kanë konkuruar rreth 300 kandidatë.